”Mos më vrit, kam fëmijë”/I mituri rrëfen vrasjen e Endri Mustafës: Lici e qëlloi dhe i tha ”qofsh i xhenetit”
Endri Mustafa i sapokthyer në Shqipëri, u nxorr nga banesa për t’u ekzekutuar në zonën e Livadheve. Në këtë vrasje është përfshirë edhe një i mitur. 15-vjeçari me iniciale E.M, i arrestuar dhe i akuzuar si bashkëpunëtor, akuzon si autor 27-vjeçarin Ibrahim Lici.
Para togave të zeza, ai ka zbardhur faktin se viktima dhe ai kanë biseduar për mbjelljen e parcelave me hashash që kishin vendosur në zonën e Livadheve. I mituri tregon se ishte Ibrahim Lici, ai që qëlloi me armë zjarri dhe më pas u largua me motor nga vendi i krimit.
”Biseduam me Endrin për ti shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i nxorra qingjin. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e Livadheve. Më tha do të të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi. Pas kësaj, rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur “gropa e Eskavatorit”. Lici kishte armë në dorë, vrau Endri Mustafën. Endri i tha “Mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje edhe në fytyrë. Lici i tha Endrit “Qofsh i xhenetit”, Lici u largua me motor nga vendngjarja”,-thotë i mituri sipas portalit ”Dosja.al”.