”Mos më vrit, kam fëmijë”/I mituri rrëfen vrasjen e Endri Mustafës: Lici e qëlloi dhe i tha ”qofsh i xhenetit”

Endri Mustafa i sapokthyer në Shqipëri, u nxorr nga banesa për t’u ekzekutuar në zonën e Livadheve. Në këtë vrasje është përfshirë edhe një i mitur. 15-vjeçari me iniciale E.M, i arrestuar dhe i akuzuar si bashkëpunëtor, akuzon si autor 27-vjeçarin Ibrahim Lici.

Para togave të zeza, ai ka zbardhur faktin se viktima dhe ai kanë biseduar për mbjelljen e parcelave me hashash që kishin vendosur në zonën e Livadheve. I mituri tregon se ishte Ibrahim Lici, ai që qëlloi me armë zjarri dhe më pas u largua me motor nga vendi i krimit.

”Biseduam me Endrin për ti shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i nxorra qingjin. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e Livadheve. Më tha do të të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi. Pas kësaj, rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur “gropa e Eskavatorit”. Lici kishte armë në dorë, vrau Endri Mustafën. Endri i tha “Mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje edhe në fytyrë. Lici i tha Endrit “Qofsh i xhenetit”, Lici u largua me motor nga vendngjarja”,-thotë i mituri sipas portalit ”Dosja.al”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?