“Mos u turpëro në këtë moshë, zoti Ruçi!”

Rrjetet sociale ziejnë nga ajo që po bën PS dhe Rilindja ndaj Presidentit Meta në lidhje me komisionin hetimor që kanë ngritur ndaj tij për ta shkarkuar.

Mbi 80 % e komenteve e quajnë hakmarrje e pastër e Edi Ramës që tashmë ka marrë gjithë pushtetet e do jetë përditë dhe me i rrezikshëm për Demokracinë. Edhe për vetë socialistët.

Por sot në emisionin e gazetarit të njohur Bashkim Hoxha në nesws24 kishte telefonata që thonin se si ka mundësi që një njeri si Gramoz Ruçi, socialist i vjetër dhe i pakomprementuar, që drejton një parlament të tillë pa moral, sepse ka opozitë të blerë; se si ka mundësi që Ruçi nuk flet një fjalë se kjo që po bëhet nga PS do të mbetet njollë e madhe për parlamentin, por edhe për vetë Gramoz Ruçin.

Një telefonues mbeti në mendjen e shikuesve, kur tha: Po si ka mundësi që Gramoz Ruçi ta mbyllë karrierën e tij me një turp të tillë?!

SHKARKO APP