Mosdekretimi i Lleshit për shkak të “mungesës” së Kushtetueses? Ja si përgjigjet ish-Presidenti
Ish-presidenti Alfred Moisiu në një lidhje direkte me emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel u shpreh se përgjegjës për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga ana e Presidentit aktual Ilir Meta është edhe fakti që Gjykata Kushtetuese “mungon”.
Eni Vasili: A është mungesa e gjykatës Kushtetuese në zanafillën e kësaj? Nëse do të kishim, nuk do të kishim këtë problem.
Moisiu: Është një problem shumë i madh sepse gjithë sistemi është i i copëtuar dhe ka një arsye. Dakord reforma në Drejtësi u votua unanimisht nga të gjithë, ama shkopinjtë filluan menjëherë dhe mesa duket të gjithë janë përgjegjës, kryeministri, presidenti, opozita.
KOHA JONË SONDAZH

