Mosdekretimi i ministrit të ri, Rakipllari: Lleshi është Gjeneral aktiv

Gazetari, Robert Rakipllari, të hënën, deklaroi se një nga arsyet pse presidenti i Republikës, Ilir Meta refuzoi dekretimin e emrit të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm mund të jetë se ai është një Gjeneral aktiv.

Rakipllari tregoi se Lleshi në vitin 2013 është liruar nga detyra nga presidenti Bujar Nishani dhe është nxjerrë si një Gjeneral në lirim, por ai iu drejtua gjykatës dhe fitoi statusin.

Ai tha se sipas vendimit të gjykatës, Lleshi është Gjeneral aktiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të marrë detyrën e ministrit, ai duhej të jepte dorëheqjen ose do të ishte presidenti Meta që një gjë të tillë e realizon si Komandant i Forcave të Armatosura”, – tha Rakipllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, Rakipllari tha se presidenti i ka kërkuar një takim z.Sandër Lleshi, por ky i fundit ka refuzuar t’a takojë privatisht.

Ai tha se sipas burimeve personale nga Presidenca, Meta iu ka komunikuar arsyet e mosdekretimit si personalisht Lleshit, gjithashtu edhe kryeministrit Edi Rama./opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?