Mosrespektimi i sigurisë në punë – 27 aksidente me vdekje në 2018. OJF-të peticion Qeverisë

27 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve në punë gjatë vitit 2018, shkak për të cilin një grup OJF-shë shqiptare dhe të huaja i janë drejtuar qeverisë me një peticion për marrjen e masave për respektimin e kushteve shëndetësore e të sigurisë të punonjësve.

Peticioni me të njëjtën përmbajtje i është dërguar katër qeverive të Ballkanit Perëndimor,  pas një takimi ku OJF të ndryshme nga rajoni kanë diskutuar gjetjet e një studimi për sigurinë në punë.  Gjetjet e projektit u bënë publike nga Natasha Vuçkoviç, Drejtoreshë ekzekutive e Organizatës Qendra për Demokraci me bazë në Serbi.

Të pranishëm në tryezë ishin Drejtuesit e Inspektoratit shtetëror të Punës dhe atij të Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?