“Most wanted” të Gjirokastër, në listë edhe Jani Alia (FOTO dhe emrat)

Këtë herë Policia e Shtetit kërkon ndihmën e publikut për 12 të rrezikshmit e Gjirokastrës. Pas Vlorës dhe Fierit, Policia e Shtetit ka pubikuar fotot dhe emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës.

Ata vijojnë të jenë ende në kërkim për akuzat e vrasjes ku rezulton një i dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 35 vite burg, ndërsa mbi 10 të tjerët rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe kultivimit të kanabisit.

Mes të shumëkërkuarve është edhe Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços në zonën e ish-bllokut tre vite më parë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Emrat e tjerë janë Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi, Eltjon Bregasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit bën thirrje për informacione për secilin, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e vendodhjes së të shumëkërkuarve. ”Ja 12 personat e kërkuar në qarkun e Gjirokastrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”,-shkruan Policia e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?