Mot i nxehtë shumë, Peleshi: AKMC thirrje qytetarëve që të ruhen dhe të respektojnë këshillat
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot një video në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nga temperaturat e larta, pasi mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.
“Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që vendi do të përfshihet nga një mot me temperatura tejet të larta. Për këtë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën thirrje për të gjithë qytetarët, veçanërisht për moshën e tretë e fëmijët, të ruhen duke respektuar këshillat e nevojshme”, shkruan ai.
“Agjencia u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në kontakt me shërbimet e emergjencave në rast nevoje!”, shton Peleshi. “Është e rëndësishme të merrni masa parandaluese për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, thuhet në video.
“Grupet e ndjeshme të popullsisë si moshat e treta dhe fëmijët janë më të prekshëm nga temperaturat e larta. Ata kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtjes të veçantë”, theksohet më tej në video.