FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mot i paqëndrueshëm dhe me vranësira, ja si parashikohet moti për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe kthjellime të herëpashershme.

Reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me karakter lokal, priten në pjesën e parë të ditës. Ndërsa nga orët e mesditës dhe pasdites, reshjet me intensitet të ulët do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Në mënyrë të lokalizuar, përgjatë relieveve malore në jug të territorit, priten edhe shtrëngata afatshkurtra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reshjet e herëpashershme të shiut, kryesisht lokale, do të mbeten prezente edhe në zonat malore të veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?