Mot i paqëndrueshëm javën që vjen, priten dhe reshje shiu
Kemi mbyllur një fundjavë të ngrohtë dhe me temperatura të larta. Por java parashikohet përgjithësisht e paqëndrueshme, ndërsa për ata qe janë ende me pushime bregdeti do të ketë orë me diell.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gati çdo ditë, vranësirat në mesditë e pasdite do të pasohen nga reshje në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat malore, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash, lokalisht shkarkesa elektrike.
“Era, do të fryjë jugperëndim e veriperëndim e lehtë e mesatare. Gjatë shtrëngatave era përkohësisht e vrullshme. Ditën e martë, erë me rrahje në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 3 ballë. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
KOHA JONË SONDAZH

