Mot i trazuar në Durrës, deti me 4 ballë pezullon lundrimin, peshkatarët rikthehen në port

Në Durrës, kushtet e motit në det janë përkeqësuar ndjeshëm, duke sjellë vështirësi në lundrim, veçanërisht për mjetet e vogla dhe ato me tonazh të mesëm. Forca e detit në zonën bregdetare ka arritur në 4 ballë, ndërsa në det të hapur dallgëzimi është edhe më i fortë, duke shkuar deri në 6-7 ballë. Këto kushte kanë krijuar probleme për aktivitetin detar, sidomos për anijet që operojnë larg vijës bregdetare.

Era e fuqishme që fryn nga veriu ka ndikuar jo vetëm në rritjen e dallgëve, por edhe në uljen e ndjeshme të temperaturave. Si pasojë e motit të trazuar, anijet e peshkimit janë detyruar të ndërpresin aktivitetin dhe të rikthehen në port që në orët e para të mëngjesit, për të shmangur rrezikun në det të hapur. Peshkatarët kanë zgjedhur sigurinë, duke pezulluar përkohësisht daljet në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Ndërkohë, deri tani nuk është marrë një vendim zyrtar për pezullimin e lundrimit të trageteve që operojnë në linjën Durrës–Bari. Këto mjete pritet të nisen në orët e vona të natës, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën, duke qenë se parashikimet meteorologjike flasin për një dobësim të forcës së detit në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, përpunimi i anijeve tregtare në port po vijon normalisht, pa ndërprerje. Tragetet që kanë mbërritur nga Bari kanë hyrë në port sipas grafikut të parashikuar, duke treguar se, pavarësisht dallgëzimit të fortë, situata mbetet e menaxhueshme për mjetet e mëdha lundruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?