Moti i ftohtë, Avokati i Popullit kërkon ngritjen e vendstrehimeve për të pastrehët

Avokati i Popullit, Igli Totozani ripërsëriti thirrjen për drejtuesit vendor që të përgatisin vendstrehime për të pastrehët dhe grupet në nevojë emergjente, në këtë mot të ashpër me temperatura ekstreme.

Avokati i Popullit, Igli Totozani përshëndet qëndrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që paralajmëron popullsinë për temperatura ekstreme në vendin tonë në ditët në vijim. Në nisje të stinës së ftohtë të dimrit, Avokati i Popullit i dërgoi një rekomandim të gjithë Kryetarëve të Bashkive për marrjen e masave organizative për përgatitjen e vend-strehimeve apo vend-qëndrimeve provizore për grupe në nevojë emergjente, që kërkojnë ndihmë nga organet e pushtetit vendor, me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre.

Në kushtet e një moti të ashpër me temperatura ekstreme, Avokati i Popullit Igli Totozani, u ripërsërit thirrjen drejtuesve të pushtetit vendor për të marrë masa urgjente për të pastrehët dhe njerëzit në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky apel i drejtohet të gjithë strukturave të tjera shtetërore, si edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, që të tregojnë solidaritet për të vetmuarit, të pamundurit dhe çdo njeri që ka nevojë për ndihmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?