Moti i keq, Bashkia Korçë dhe Pogradec thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nisur nga situata me mot të keq, Bashkia e Pogradecit njofton se ka angazhuar në terren grupet e emergjencave, zjarrfikëset, punonjës të mirëmbajtjes për të qenë të përgatitur ndaj çdo situate problematike.
Po e njëjta situatë me reshje të dendura shiu është raportuar dhe në Korçë. Gjatë orëve në vijim dhe sidomos gjatë ditës së shtunë territori i Bashkisë Korçë pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu.
Qytetarët janë njoftuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme sot dhe nesër pasi reshjet pritet të jenë të dendura edhe në juglindje të vendit.