Moti i keq edhe në Mat, shembet banesa e të moshuarës

Reshjet e fundit kanë shkaktuar probleme dhe në rrethin e Matit. Shtabet e emergjencave civile në bashkitë Mat e Klos raportuan për rënie gurësh në rrugët nacionale Burrel-Milot dhe Rrugën e Arbërit. Edhe në rrugët rurale janë krijuar probleme, rrëshqitje, rrëke, gropa etj. Mësohet se në fshatin Gërman, të Njësisë Administrative Komsi, është shembur banesa e të moshuarës Ruspi. Shtabet e Mbrojtjes Civile ndodhen në terren për monitorimin e situatës dhe dhënien e ndihmës për çdo rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?