Moti i keq, ja zonat pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se, ka disa zona në rrethe të ndryshme të vendit që kanë mungesë të energjisë elektrike.

Nga raportimet e marra në terren, nga OSHEE-ja deri në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm, mësohet se si rezultat i motit të keq, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona të vendit.

Ato janë:

  • Në rrethin e Dibrës, komunat Fush Alie, Arëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë dhe Kala e Dodës.
  • Në rrethin e Korçës, komunat Moglicë, Gore, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et Strelca, Verba e Vithkuq.
  • Në rrethin Lushnje, komunat Hysgjokaj, Ballagat, Zjan, Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj.
  • Në rrethin Shkodë, komuna Dajç.

OSHEE njofton se grupet e eleminimit të avarive janë në terren dhe po punohet për  zgjidhjen e problemeve në kushtet e një moti të pafavorshëm.

SHKARKO APP