Moti i keq, kreu i emergjencave civile: Problem akset rurale

Kreu i Emergjenca Civilie, Haki Çako informon se të gjitha rrugët janë të kalueshme pavarësisht motit të keq. Çako tha se problematika janë hasur vetëm në rrugët rurale.

”Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Covili ndjek hap pas hapi gjithë situatën. Tashmë situata është nën kontroll, me përjashtim të dy tre akseve të vogla rurale, Bogë-Theth, Arrëz në Peshkoi dhe Lurë, pjesa tjetër është e kalueshme.

Pothuajse të gjithë rrugët nacionale janë të kalueshme, ruralet në lartësi apo zona të thella malore janë pjesë e një investimi që duhet ti bëjnë njësitë e pushtetit vendor, por edhe strukturat dhe institucionet qendrore me kapacitete të tjera të përcaktuara në rastet kur ato kërkojnë ndihmë”,- tha Çako për Report TV.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?