Moti i keq/ Lana del nga shtrati, situatë problematike tek ”Pallati me Shigjeta”
Moti i keq që ka përfshirë Tiranën, po lë pasoja. Lumi Lana ka dalë nga nga shtrati, dhe është për pasojë është përmbytur e gjithë rruga që të çon tek zona e njohur si “Pallati me Shigjeta”.
Prej gati 2 orësh Shqipëria është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe problematika në disa akse rrugore.
Një rrufe e rënë në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe, i mori jetën një 51-vjeçari. Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.