Moti i keq me pasoja të rënda. Aksidente nga Rrësheni në Korçë, 16 të plagosur brenda pak minutash
Tre aksidente janë shënuar mëngjesin e kësaj të diele në të gjithë vendin, si pasojë e motit të keq. Fatmirësisht nuk ka humbje jete, por vetëm të plagosur.
Aksidenti i parë u shënua në “Rrugën e Kombit” në mëngjes herët. Një makinë me targa serbe u përplas me trafikndarësen dhe mbetën të plagosur 5 pjesëtarët e një famileje, burri gruaja dhe 3 fëmijë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë.
Aksidenti i dytë u shënua në Fier. Dy makina u përplasën rreth orës 07:30 minuta në vendin e quajtur “Safari park”. Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.
Në Korçë, rreth orës 07:55 minuta, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P.V, 74 vjeç, përplasi një motomjet me drejtues shtetasin D.H. Drejtuesi i motomjetit u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.