Moti i keq/ Ministria thirrje banorëve në zonat përreth basenit të lumit Drin: Tregoni kujdes të shtuar

Ditët në vijim, do të ketë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër-Pukë të tregojnë kujdes të shtuar.

Njoftimi i plotë

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

Swiss Digital Mobile Reklama

KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?