Moti i keq ndërpret traditën, nuk hidhet Kryqi në detin Adriatik pas 20 vitesh
Për herë të parë në të paktën dy dekadat e fundit, ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike.
Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht, ndërsa me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës.
Sipas programit zyrtar, në orën 10:30, pas Bekimit të Ujit në ambientet e kishës, Kryepeshkopi do të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik, në zonën e portit. Megjithatë, për shkak të motit të keq dhe kushteve të pasigurta në det, ky rit tradicional është anuluar.
Anulimi i kësaj ceremonie, e cila çdo vit tërheq dhjetëra besimtarë dhe qytetarë, shënon një ngjarje të rrallë për komunitetin ortodoks në vend.
KOHA JONË SONDAZH

