FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moti i keq ndërpret traditën, nuk hidhet Kryqi në detin Adriatik pas 20 vitesh

Për herë të parë në të paktën dy dekadat e fundit, ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht, ndërsa me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës.

Sipas programit zyrtar, në orën 10:30, pas Bekimit të Ujit në ambientet e kishës, Kryepeshkopi do të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik, në zonën e portit. Megjithatë, për shkak të motit të keq dhe kushteve të pasigurta në det, ky rit tradicional është anuluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anulimi i kësaj ceremonie, e cila çdo vit tërheq dhjetëra besimtarë dhe qytetarë, shënon një ngjarje të rrallë  për komunitetin ortodoks në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?