Moti i keq në Korçë, qindra familje pa energji elektrike

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, që ka pushtuar Korçën prej ditës së djeshme, ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në qindra familjeve.

Sipas, OSHEE-së, Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, ndërsa 642 familje rurale vijojnë të jenë pa energji elektrike në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë.

Ndërkohë, Hidrovori i Pogradecit furnizohet nga Fideri (8–18) Përpunim Druri, Nënstacioni Pogradec, dhe funksionon normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje raporton se nuk ka problematika në akset rrugore kombëtare dhe turistike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?