Moti i keq në Lezhë, Policia informon: Përmbyten e dëmtohen disa ura

Policia e Lezhës ka dhënë informacion mbi gjendjen e akseve rrugore dhe dëmeve që u shkaktuan pas rënies së shirave.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë përmbytur dy ura, ajo që lidh fshatin Kallmet me aksin Lezhë-Shkodër dhe ajo që lidh fshatrate njësisë Dajç.

Dëme në strukturë ka pësuar ‘’Ura e Gjadrit’’ kurse në Fushë Gjormë të Kurbinit është shënuar banesa e parë e përmbytur.

Nga ana tjetër në lagjen ‘Varosh’ të Lezhës ka pasur rrëshqitje dheu që ka rrezikuar disa banesa.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhë,si pasojë e rënies së shirave.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, Patrullës, SPZ si dhe drejtues të Komisariateve janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e pushtetit Lokal, Bashkitë, me qëllim verifikimin e gjendjes së kalueshmërisë së rrugës, si pasojë e rënies së shirave në qarkun Lezhës

Si pasojë e shirave në lagjen “Varosh” ka pasur rrëshqitje dheu duke rrezikuar disa banesa,shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet vendore, kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e banorëve .

Në Njësinë Administrative Kallmet është përmbytur ura që e lidh fshatin Kallmet ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në Njësinë Administrative Dajç është përmbytur ura që lidh fshatrat e kësaj njësie.

Është dëmtuar “Ura e Gjadrit ” që lidh fshatrat Zojs dhe Grash.

Në fshatin Fushë Gjormë ,Kurbin është përmbytur një banesë. Nga sherbimet e Komisariatit Kurbin janë marrë masat për evakuimin e banorëve.

Gjatë gjithë natës, shërbimet e Policisë kanë ndjekur dhe monitoruar prurjet e lumenjëve, akset rrugore urbane dhe interurbane, në koordinim me autoritetet Vendore,  me qëllim parandalimin e  dëmeve në pronat apo dhe në jetën e njerëzve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

#UdhëtoniTëSigurt

SHKARKO APP