Moti i keq nuk kursen as Greqinë, shembet ura historike e Artës

Moti i keq nuk ka kursyer as veriun e Greqisë, duke detyruar qindra banorë të fshatrave përreth zonave të Artës dhe Prevezës të largohen, ose të evakuohen. Fatmirësisht nuk janë raportuar të vdekur, por vetëm dëme materiale, si shkatërrimi i urës historike të Artës, ndërtuar në shekullin XVIII.

Sipas skuadrave të shpëtimit dhe zyrës së zjarrfikësve, problemet më të mëdha janë rreth zonës së Artës, ku edhe përmbytjet kanë qenë më të rënda me daljen nga shtrati të disa lumenjve.

Kryeministri i ri grek, Aleksis Tsipras, ka mbledhur menjëherë shtabin qendror të zjarrëfiksëve në Athinë për të marrë informacione mbi operacionet e shpëtimit dhe u ka kërkuar ekspertëve që të shkojnë menjëherë në zonat e përmbytura për të llogaritur dëmet e shkaktuara si dhe për të dërguar ndihma për banorët në nevojë.

SHKARKO APP