Moti i keq, pezullohet lundrimi i të gjitha mjeteve në Vlorë
Aktualitet E Premte, 6 Mars 2020 14:15
Kapiteneria e Portit të Vlorë për shkak të motit të keq të shoqëruar me erë të fortë ka vendosur pezullimin e lundrimit.
Trageti i linjës Vlorë Brindisin dhe të gjitha mjetet e vogla të lundrimit janë urdhëruar që këtë të premte të mos lëvizin.
Mësohet se era e fortë me drejtim jug-perëndim ka ndikuar në rritjen e forcës së detit. Ajo rezulton 7 ballë. Ndërsa sinpotikanët kanë njoftuar se normaliteti do të kthehet ditën e shtunë.