Moti i keq, probleme me qarkullimin e mjeteve në Rrugën e Arbërit. Shumë zona në terr, mijëra banorë pa drita

Nga moti i keq, problematike situata mbetet në zonat rurale të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella.

Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj-Burrel-Klos është e kalueshme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akulli në byppasin e Murrizit.

Rruga Bulqizë- Peshkopi është e kalueshme. Ajo Peshkopi-Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit-Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reshjet e borës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?