Moti i keq rrezikon të kthejë përmbytjet

 

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë këtë të dielë ka sjellë pasoja në disa qarqe të vendit. Deri më tani raportohen se Elbasani, Librazhdi dhe fshatrat përreth janë zhytur në terr. Stuhitë e erës dhe shiu i dendur kanë krijuar probleme edhe në Durrës e kryeqytet. Kanë mjaftuar pak orë rreshje dhe rrugët e qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërsa zona të tëra në Tiranë i ka mbuluar ‘blackout’-i. Kështu, Kombinati, ish-Ekspozita, nga shkolla “Vasil Shanto” deri tek Pallatet Agimi, janë zhytur në errësirë. Sipas asaj që raportojnë mediat situata paraqitet problematike në zonën e Ish-kënetës, dhe në rrugën “Aleksandër Goga”. Shkak i përmbytjeve është bërë mosfunksionimi I kanalizimeve. Shirat e dendur kanë shkaktuar probleme edhe në disa zona të qytetit të Lezhës. prej 5 orësh komunat Kolsh dhe Zejmen në Lezhë janë pa energji elektrike.

SHKARKO APP