Moti i keq shkakton rënie gurësh në disa rrugë të vendit, ARRSH: Janë pastruar, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se për shkak të reshjeve të shiut me intensitet të lartë, ka patur probleme në disa rrugë në veri të vendit.

Sipas ARRSH, moti i keq ka duke sjellë rënie gurësh e inertesh në, Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukeë-Kalimash, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.

ARRSH thotë se kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP