Moti i keq shkakton viktima dhe dëme
Dy persona humbën jetën dje, pasi kushtet intensive të motit vazhdojnë të ndikojnë në ishullin grek të Lemnosit.
Autoritetet lëshuan një alarm emergjence duke u kërkuar banorëve të Kontias, në Lemnos, që të evakuohen në qytetin e Myrinas për shkak të tejmbushjes së një dige lokale.
Një 70-vjeçar në Kontias ka humbur jetën pas një dëmtimi fatal në kokë, të shkaktuar nga një rënie, teksa pastronte shkallët e shtëpisë së tij, të cilat ishin bërë të rrëshqitshme.
Burri u transportua në spitalin e Myrinës, ku u konstatua vdekja.
Ishulli vazhdon të përballet me ndikimin e rëndë të ngjarjeve të vazhdueshme të motit.
Më herët një fermer 57-vjeçar u gjet i vdekur nga zjarrfikësit në zonën e Kontias, pasi familja e tij e raportoi atë të zhdukur pas motit të rëndë të mëngjesit të së shtunës në ishull.
Burri ishte zhdukur pranë digës së Kontiasit, e cila ishte përmbytur.
Në Rodos, reshjet e dendura shkaktuan ndërprerje të konsiderueshme, veçanërisht në fshatrat Pastida, Kremasti, Ialyssos dhe Maritsa.
Rrugët e përmbytura kanë bllokuar mbi 20 automjete, duke bërë që autoritetet e mbrojtjes civile të këshillojnë kundër çdo udhëtimi deri në përmirësimin e kushteve të motit./ a.jor. ATSH