Moti i keq, Vlora përmbytet nga reshjet e shirave

Reshjet e shiut të rëna në Vlorë përgjatë gjithë ditës, por edhe mbrëmjes të se shtunës kanë bërë që në shumë segmente rrugore të qytetit të ketë prezencë të shtuar të ujit.

Disa akse, ndër vite problematike, shihen në këto momente nën ujë. Më problematike situata në zonën “Albano dhe Romina”, rrugën Kosova dhe zonën pran bibliotekës se Vlorës.

Në zonën e Kumes ka prezencë të shtuar të ujit në oborre të banesave dhe në hyrje të tyre për shkak të ujit të ardhur edhe nga kanali kullues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?