Moti për këtë të diel, 16 maj 2021. Ka kthjellime dhe vranësira

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin verior dhe zonat lindore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës sjell largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?