Moti për këtë të dielë, shi dhe në zonat malore borë

Nesë keni bërë plane për këtë të diele në fillim hidhni një sy parashikimit të motit, pasi dita e sotme nuk do të jetë shumë premtuese.

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje, ku në pjesën më të madhe ato do të jenë reshje shiu. Ndërsa në zonat malore do të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 ballë.

SHKARKO APP