Moti për këtë të premte, mos harroni çadrat

Moti i kësaj të premte do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu me rrebeshe të shkurtra në ultësirën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 4/13°C

Zonat e ulëta 8/17°C

Zonat bregdetare 11/18°C

SHKARKO APP