Moti për sot, e diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu
Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore.
Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male).
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet 1-2 ballë.

KOHA JONË SONDAZH

