Moti sot i paqëndrueshme, këshillohen anijet e tonazhit të vogël të mos dalin në det
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në Alpe dhe relievet malore mbi 1000-1200m në veri-verilindje-juglindje të territorit.
Parashikohet mjegull e dendur lokale / mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era hera-herës shton shpejtësi 7-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/9 | Re shi diell |
| Kukës | -1/5 | Re shi diell |
| Lezhë | 5/9 | Re shi diell |
| Dibër | 2/6 | Re shi diell |
| Durrës | 7/13 | Re shi diell |
| Tiranë | 6/13 | Re shi diell |
| Elbasan | 4/11 | Re shi diell |
| Berat | 4/14 | Re shi diell |
| Vlorë | 7/13 | Re shi diell |
| Korçë | 0/6 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 3/12 | Re shi diell |
| Sarandë | 6/13 | Re shi diell |
Njoftohet gjithashtu se Kapitenaria e portit të Durrësit bën me dije se për shkak të situatës meteorologjike anijet e peshkimit dhe anijet e tonazhit të vogël nga sot në orën 07.00 nuk mund të dalin për lundrim.
Edhe Autoriteti Portual i Vlorës ka marrë vendim për pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, të dy kapiteneritë kërkojnë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.
Autoritetet bënë të ditur se përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 14.12.2024.
KOHA JONË SONDAZH

