Moti sot. Temperatura deri në 40 gradë!

Valët e të nxehtit afrikan që kanë përfshirë vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së diel, duke sjellë mot të kthjellët, si edhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku anomalia më e theksuar pritet të jetë në orët e mesditës, me rreth 10°C mbi vlerat normale klimatike të muajit gusht.

Sipas MeteoAlb, për sa i përket orëve të pasdites, priten kalime të lehta të vranësirave në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes lindje–juglindje; megjithatë, nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga 17°C, temperatura më e ulët, deri në 40°C, vlera më e lartë në rang vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 7995 (41.4%)
PD 4603 (23.9%)
PROTESTA 6701 (34.7%)

Vota totale: 19299