Moti/Temperatura në rënie dhe reshje bore
Aktualitet E Enjte, 12 Dhjetor 2019 07:43
Këtë të enjte, moti do të jetë me alternime kthjellimesh në zonën e Ultësirës perëndimore, ndërsa në Alpe do të ketë reshje bore të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Zonat malore -2/5°C
Zonat e ulëta 4/15°C
Zonat bregdetare 8/16°C