MOTI/Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë territorin e vendit. Më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulëta deri në 37 gradë celsius.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të jetë moti në të gjithë zonën malore përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që gjatë natës të ketë zhvillim të vranësirave në ekstremin juglindor duke rrezikuar shira të izoluar. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të  fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?