Motorçiklisti e ‘fluturon’ tutje bashkëfshatarin e vet dhe s’ndalon, kapet nga Policia
Një aksident ka ndodhur në fshatin Daullas të Fierit, ku një 69-vjeçar me motorçikletë e ka përplasur keq bashkëfshatarin e vet, por as nuk ka denuar të ndalojë.
Megjithatë, policia e ka ndjekur dhe e ka arrestuar, Vangjel Gogën, 69 vjeç.
Policia e Fierit njoftoi se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar motomjetin tip “YAMAHA”, pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur këmbësorin S.H, 61 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i cili u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Motorçiklisti Vangjel Goga u largua nga vendi i aksidentit, por pas ndjekjes nga Policia, u arrestua.
Goga akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

