FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Motori godet nga pas makinën në Berat, “fluturon” në ajër pasagjeri

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Otllak. Një motorr ka goditur nga pas mjetin “BMW” që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe është përplasur në rrugë, duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi A. Azemi, 57 vjeç,banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit A. Gajda,35-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen hetimet e para në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?