Motori i turistëve aksidentohet në Qafë Thanë

Në aksin Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Udënisht, një motor që drejtohej nga dy turistë gjermanë ka goditur në pjesën e pasme një mjet me targa shqiptare. Ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, turist gjerman i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën. 2 javë më parë dy turistë anglezë mbetën të plagosur në një aksident po në këtë aks rrugor.

SHKARKO APP