Motori përfundon në furgon, rëndë drejtuesi

Sërish rruga Shkodër – Han i Hotit është përgjakur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.

Një furgon tip Iveco me targë AA 375 KR u përplas me një motoçikletë në fshatin Shtoj i ri, duke lënë të plagosur në gjendje të rëndë për jetën drejtuesin e kësaj të fundit.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa dëmtimet e marra si pasojë e goditjes së fortë janë të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motorçikleta sipas burimeve në vendngjarje ka qënë duke u futur në rrugën dytësore të fshatit, kur furgoni e ka pikasur me vonesë dhe ndonëse ka tentuar frenimin, aksidenti ka qenë i pashmangshëm duke bërë që motoçikleta të përfundojë poshtë gomave të mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi ekspertizës dhe forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje, nisën hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit. Aksi Shkoder – Han i Hotit mbetet një ndër më të rrezikshmit sa i përket aksidenteve në qarkun e Shkodrës, ku shpesh pasojat kanë rezultuar fatale./Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?