Motorrët e ujit dhe aksidentet fatale ndër vite, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Pak ditë më parë një turist nga Britani e Madhe humbi jetën në Durrës, pasi kishte marrë me qira për një xhiro një motorr uji. Siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës do të jetë prioritet edhe këtë sezon veror. Bashkia e Lezhës ka caktuar 10 vendqëndrimet për mjetet ujore, ndërsa monitorimi do të jetë i vazhdueshëm në bashkëpunim edhe me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Policinë kufitare.

Pjesa më e madhe e vendqëndrimeve të caktuara për motorët e ujit është në Shëngjin. “Janë një te Rana e Hedhur, gjashtë në Shëngjin dhe tre në bregdetin e Tales.

Bashkia bën caktimin e vendqëndrimeve dhe ruajtjen e sigurisë pranë tyre, ndërsa për lejen e mjeteve lundruese merret leje te Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe i monitoron në bashkëpunim me Policinë Kufitare”, tha nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi për Klan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata aktualisht paraqitet e qetë edhe në bregdetin e Velipojës. Autoritetet aty kanë licensuar vetëm një subjekt për të operuar me aktivitetin e motorëve të ujit, ndërkohë që janë miratuar dy stacione për vendparkimin e mjeteve lundruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?