Motra e Dritan Lamaj: Kjo nuk është drejtësi.

Nje dite pas vendimit te Gjykates se Krimeve te Renda per lirimin nga burgu te Arben Frrokut, i akuzuar si vrases i kryekomisar Dritan Lamajt, kane reaguar edhe familjaret e ketij te fundit. "Ju e merrni me mend se si ndihemi ne pas ketij vendimi. Vendim qe nuk e prisnim. Vetem kjo qe nuk eshte drejtesi",- thote Esmeralda, motra e Dritan Lamajt. Por me tej ajo shprehet se ka besim te shteti shqiptar dhe se nje dite drejtesia do te vihet ne vend. "Ne kemi besim te shteti shqiptar. Kemi besim se nje dite drejtesia do te vihet ne vend. Nuk duam te komentojme me shume rreth kesaj, edhe ju e merrni me mend se si ndihemi ne tani",- ka thene motra e ish kryekomisarit. Eshte  kontaktuar edhe bashkeshortja e Lamajt, Anila, e cila nuk ka pranuar te komentoje kete vendim te gjykates. Kryekomisar Dritan Lamaj u vra ne 24 shkurt te vitit 2013 prane baneses se tij. Per kete krim Prokuroria e Krimeve te Renda akuzoi Arben Frrokun, i cili u shpall i pafajshem nje dite me pare.

SHKARKO APP