Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Roma, ku ndodhet për takime me rëndësi, njëra prej tyre me kryeministrin e vendit fqinj, Meloni. Vetë kreu i qeverisë ka theksuar seriozitetin dhe përgatitjen që kërkon bashkëpunimi me Italinë.
Në një postim të tij, Rama u shpreh: ”Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”. Vizita e Ramës në Romë vjen në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe janë në fokus, sidomos në fushat e ekonomisë, infrastrukturës dhe energjisë.
Takimet pritet të përqendrohen në forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e projekteve konkrete që lidhen me zhvillimin rajonal dhe integrimin europian të Shqipërisë.
