Motra Loreta Lekaj, e para shqiptare që zgjidhet Eprore Gjenerale e Kongregatës në Graz, Austri

Historike për motrat shqiptare françeskane: Motra Loreta Lekaj zgjidhet Eprore Gjenerale e Kongregatës në Graz, Austri.

Në historinë e përkushtimit rregulltar dhe të shërbesës së përvuajtur, ka momente që bëhen simbol krenarie e frymëzimi për mbarë komunitetin. Një ndër këto është padyshim zgjedhja e një motre shqiptare në krye të një kongregate ndërkombëtare, duke dëshmuar se dashuria për Zotin, përkushtimi ndaj të afërmit dhe ndershmëria në shërbim nuk njohin kufij gjeografikë apo kulturorë.

Historike për motrat shqiptare françeskane: Motra Loreta Lekaj zgjidhet Eprore Gjenerale e Kongregatës në Graz, Austri

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një moment historik për komunitetin rregulltar shqiptar, Motra Loreta Lekaj, anëtare e Rregullit të Motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer, është zgjedhur Eprore Gjenerale e Kongregatës gjatë kuvendit zgjedhor të mbajtur në Graz të Austrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Motra Loreta, e cila i përket së njëjtës Provincë rregulltare ku bëjnë pjesë edhe motrat që shërbejnë në Misionin tonë në Aarau, shënon kështu një arritje të madhe: është e para shqiptare që mban këtë detyrë të lartë drejtuese në historinë e kësaj kongregate.

Ky emërim jo vetëm nderon përkushtimin dhe shërbesën e saj shumëvjeçare në frymën e shën Françeskut të Asizit, por edhe vendos një gur kilometrik për rolin e grave shqiptare në jetën rregulltare ndërkombëtare. Përzgjedhja e saj është një dëshmi e besimit dhe vlerësimit që gëzon brenda komunitetit, si edhe e fryteve të punës së palodhur në shërbim të Kishës dhe të njerëzve në nevojë.

Me zgjedhjen e Motrës Loreta, shqiptaria shton një tjetër faqe të ndritur në historinë e saj të besimit dhe shërbesës. Ky moment është një thirrje për të gjithë, sidomos për të rinjtë, se me përkushtim, përvujtëri dhe dashuri, mund të arrihet çdo majë. Nga Graz-i, Austri, deri në zemrat tona, ky lajm mbart një mesazh të qartë: drita e shërbesës nuk shuhet kurrë, përkundrazi, ajo ndriçon më fort kur buron nga zemra.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?