Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Motrat e Nënë Terezës nuk e përdorin lavatriçen

Aktualitet E martë, 3 Maj 2022 20:06
Motrat e Nënë Terezës nuk e përdorin lavatriçen
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Sandër Lleshaj, ish-ministër i Brendshëm

Ato i lajnë me dorë rrobat e atyre fatkeqëve të braktisur, të cilëve iu shërbejnë me një dashuri tronditëse. E mësova këtë gjë sot, teksa bëra një vizitë tek shtëpia e tyre në Rrugën ”Kajo Karafili“, 42, në Tiranë. Shtëpia është në qendër të Tiranës, por krejt larg asaj; një shtëpi ku bëhen bashkë si askund tjetër dhimbja dhe dashuria njerzore, varfëria materiale dhe pasuria shpirtërore, braktisja e totale dhe dedikimi i pakufi.

Janë rreth 18 burra të moshuar, kryesisht me probleme të shëndetit mendor, të rrënuar fizikisht e të braktisur nga familjet, që kanë gjetur strehë aty tek Motrat e Nënë Terezës. Këtu janë shtatë motra që u shërbejnë 18 të sëmurëve. E pyes eproren e tyre, motër Lazaret, se kush i kryen shërbimet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne, më thotë ajo krejt thjesht.

Ngulmoj për të kuptuar më shumë dhe e pyes se kush i lan rrobat e të sëmurëve.

Ne, vijon ajo, madje vetëm me dorë.

Vetëm me dorë? Po si? Përse me dorë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ja, më thotë, është porosi e Nënë Terezës. Është më mirë kështu. Ne lajmë dhe lutemi njëkohësisht.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 10 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 44 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 1 ore

Po shtëpinë si e financoni? e pyes më tej.

Me donacione, vijon motër Lazaret.

Nga Shqipëria?

Të them të drejtën jo, është përgjigja e saj. Kryesisht nga shtëpitë tona nëpër botë.
Më duket se ajo ndihet edhe më keq se unë kur e thotë këtë fakt. E kuptoj. Nga Shqipëria janë vetëm të sëmurët e braktisur. Ata janë në katin e epërm të shtëpisë. Të mbledhur në sallën e madhe të përbashkët, ku po kalojnë pasditen.

Disa rrijnë, dikush dëgjon muzikë ndërsa disa të tjerë ushtrohen për të mësuar të ecin përsëri. Po! Përpiqen të mësojnë të ecin me ndihmën e motrave dhe të disa karrocave të vogla. Duket se këtu kanë gjetur paqe. Prej dashurisë njerzore të paskaj që përjetojnë në këtë shtëpi të thjeshtë të Nënë Terezës. Po si kanë mbërritur tek ju? e pyes motër Lazaret.

Në rrugë të ndryshme, por në përgjithësi nga spitalet. Kur askush nuk interesohet për to, na thërrasin ne. Dhe ne përpiqemi të bëjmë aq sa mundemi, thotë motra. Teksa jemi ulur poshtë në kthinën e katit përdhes të shtëpisë, e pyes motër Lazaret për rutinën e ditës së tyre në shtëpi.

Ajo është në Tiranë që nga viti 1991, kur ka mbërritur nga India së bashku me Nënë Terezën. Dhe që nga ajo kohë, jeta e saj dhe e motrave të tjera ndjek një ritëm të pandryshuar. Zgjimi është rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Dita e tyre e gjatë është vetëm lutje. Ato luten edhe në intervalet mes lutjeve, kur duhet të punojnë. Ato luten edhe kur lajnë me dorë rrobat e këtyre fatkeqëve të braktisur, të cilëve u falin shërbim, dashuri dhe dinjitet njerzor, që për fat të keq as familja dhe as shoqëria jonë nuk ka mundur t’ua japë.
Kur bëhëm gati të ngrihem, motër Lazaret më jep një kartë të vockël, në një anë të së cilës është një portret i Nënë Terezës, ndërsa në anën tjetër është një citat i saj. ”Sa më pak që të kemi, më shumë mund të japim. Sa më shumë të kemi, më pak mund të japim”.

Po e mbyll këtu. Fjalët e tjera, pas këtyre të Nënë Terezës, më duken të pa nevojshme.

P.S. Shtëpia e Motrave të Nënë Terezës është në Rrugën „Kajo Karafili“, 42, mbrapa Nunciaturës Apostolike në Tiranë. Nëse doni t’i ndihmoni, shkoni aty. Mos prisni t’i shihni në media.

Etiketat e lidhura

Sandër Lleshaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 2 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 10 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 16 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 18 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.