Mourinho e rikthen Ronaldon në Manchester United

Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet Jose Mourinhos dhe të rikthehet në Manchester United në verë. Sipas gazetës angleze ‘Express Sport’, Ronaldo mund të kthehet në United, transmeton Gazeta Blic. Ronaldo, i cili u largua nga Unitedi në verën e vitit 2009, mund të rikthehet në ‘Old Trafford’ në fundin e sezonit.

Real Madrid pritet të largojë një numër të madh të futbollistëve në verë, dhe ylli portugez mund të jetë i përfshirë në këtë listë. Thuhet se Zinedine Zidane është i interesuar që të ndërtojë skuadrën rreth Gareth Bale – dhe kjo do të thotë se lojtarët më të vjetër si Ronaldo, me shumë gjasë do të largohen nga ‘Santiago Bernabeu’.

Ronaldo asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Unitedi, andaj duke marrë parasysh zhvillimet në klubin madrilen gjatë afatit kalimtar, nuk do të ishte aspak befasi nëse portugezi i bashkohet Mourinhos, citohet Gazeta Blic.

SHKARKO APP