Mozzik viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Me a*më morën rrugën për ta çliruar Kosovën, sot po rrinë në burg

Mozzik ka shkuar në Hagë. Arsyeja e vizitës ka qenë takimi me disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë. Reperi i shumë hiteve në estradë, publikoi në rrjetin social Facebook një ‘selfie’ të realizuara para Gjykatës Speciale, teksa në mbishkrimin e saj thuri elogje për ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili është një nga krerët e arrestuar në Hagë.

Postimi i plotë

Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes. Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme. Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën, po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së.
Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë, me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë.

Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku. Të fala keni të gjithë. Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?