MPB: Berisha dizinformon, parcela u asgjësua 5 ditë më parë
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar sot në lidhje me disa postime të deputetit të PD-së, Sali Berisha, në statusin e tij Facebook, që pretendon se ara me kanabis të kultivuara në Plashnik të Beratit ruhen nga policia.
Ky dikaster nëpërmjet deklarate në faqen zyrtare të saj thekson se “Deputeti Berisha ka postuar disa foto në FB disa orë më parë me komentin se janë ara me kanabis të kultivuara në Plashnik të Beratit, nën mbrojtjen e Policisë.
Por përmes fotove krahasuese, dallohet lehtësisht se bëhet fjalë për një parcelë me kanabis të asgjësuar 5 ditë më parë nga Policia. Aksioni është kryer nga Policia e Beratit në datë 1 qershor 2016 dhe sipas njoftimit që është shpërndarë dhe publikuar nga mediat, janë asgjësuar 10600 bimë narkotike”.
“Ndërkohë, u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit, shtetasi B.C, 53 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për kryeplakun e fshatit, shtetasin A.T. 34 vjeç, për “Moskallëzim krimi”, pikërisht për parcelën që Berisha thotë se është “nën mbrojtjen” e Policisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Më herët, deputeti i PD-së, Berisha, shkruante në statusin e tij Facebook: “Ne arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit ne Pleshnik, Berat, te cilat mbrohen direkt nga drejtori i Policise dhe shefi i komisariatit te Beratit. Sb”.
KOHA JONË SONDAZH

